Ndërlidhjet

TRIPOLI


Burimet zyrtare të Libisë njoftojnë se presidenti Kadafi ka marrë një letër nga presidenti amerikan, George Bush që bën thirrje për zhvillimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Tripolit.
Shtëpia e Bardhë nga ana e saj tha se presidenti amerikan kërkon ndërhyrjen e Kadafit për zgjidhjen e rastit të pesë infermiereve bullgare dhe mjekut palestinez të dënuar me vdekje nën akuzat për infektimin e disa qindra fëmijëve me virusin HIV.
Dy vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 2004 pas gati 25 vjetësh ndërprerje.
XS
SM
MD
LG