Ndërlidhjet

PRISHTINË


Britania mbetet e përkushtuar për të arritur zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Kosovës, bazuar në propozimin e Martti Ahtisarit, për pavarësinë e mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare, thuhet në letrën që kryeminsitri britanik, Gordon Braun ia dërgoi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. Mëtutje kryeminsitri britanik shkruan se ky proces është zgjatur më shumë sesa kemi dashur dhe në këtë aspekt, ai i "kupton frustrimet në Kosovë". Britania e Madhe po punon intensivisht me partnerët e vet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në Bashkimin Evropiann dhe në NATO, për të arritur një marrëveshje për mënyrën e implementimit të propozimeve të të dërguarit të posaqëm të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, thuhet mëtutje në letër. Në letrën e tij drejtuar presidentit Sejdiu, kryeministri Gordon Braun kërkon që liderët politikë në Kosovë duhet të bashkëpunojnë për së afërti me partnerët e tyre ndërkombëtarë, sepse "së bashku do të gjejnë një rrugë për ta vënë në zbatim atë që e ka rekomanduar presidenti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG