Ndërlidhjet

DE LA SABLIERRE: NUK MUND TË NDRYSHOJMË THELBIN E PR/REZOLUTËS PËR KOSOVËN


KS-ja pa qëndrim unik për pr/rezolutën e re

Ka përfunduar pa rezultat takimi i djeshëm i Këshillit të Sigurimit, ku është diskutuar teksti i ri i projektrezolutës për Kosovën, që ishte paraqitur të premten e kaluar. Gjatë takimit u debatua, u dhanë shpjegime, u ngritën pyetje dhe u la për t'u diskutuar sërish.
"Ne propozojmë një periudhë bisedimesh prej 120 ditësh. Gjatë këtyre bisedimeve ata, të cilët në rezolutë ne i quajmë "shtetet e rëndësishme" dhe ata që kanë ndikim mbi palët duhet të përfshihen në bisedime me vullnet të mirë në mënyrë që t'i shtyjmë palët për të gjetur një zgjidhje", tha dhe Jean Marc de la Sablierre, ambasadori i Francës në Kombet e Bashkuara, i cili foli pas takimit në emër të vendeve sponsore të kësaj projektrezolute.
Përvec Francës edhe Britania dhe Shtetet e Bashkuara ishin në mesin e vendeve që kishin iniciuar projektin e ri të rezolutës.
Por ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Curkin ka shprehur sërish kundërshtimin e vendit të tij lidhur me tekstin e propozuar.
"Thuajse i gjithë teksti i projektrezolutës për Kosovën e në vecanti anekset e lejojnë konceptin e pavarësisë së Kosovës, dhe ka një lloj automatizmi të fshehur sa i përket planit të Ahtisaarit", tha Curkin, vendi i të cilit ka kundërshtuar deri tani të gjitha projektrezolutat për Kosovën të paraqitura në Këshillin e Sigurimit.
Megjithatë ai nuk ka qenë i vetëm, edhe ambasadori i Afrikës së Jugut, Dumisani Kumalo ka shprehur vërejtjet e vendit të tij lidhur me tekstin.
"Unë kërkova që të sqaronin në rezolutë kush ishin shtetet e rëndësishme. Ata shpjeguan se aty futen vendet e Grupit të Kontaktit, Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian. Por unë nuk doja të votoja për një rezolutë e cila kërkon nga ne si Këshill Sigurimi të veprojmë e në fakt ia lë këtë cështje vendeve të tjera", tha ambasadori jugafrikan.
Por ambasadori kinez, Uang Guangija, si president i rradhës i Këshillit të Sigurimit tha se pas takimit u panë qartë dy qëndrime të ndryshme brenda Këshillit. Ai tha se pritet që vendet sponsorizuese të rezolutës do të reflektojnë dhe të shohin mundësinë e ndryshimeve.
Në kapacitetin e përfaqësuesit të Kinës, vend me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit ambasadori Guangija tha se teksti i ri ka përmirësime, por ende ka gjëra për t'u sqaruar sic janë qëllimi i bisedimeve shtesë.
I pyetur se përse duhen bisedime shtesë kur palët kanë biseduar tashmë për një kohë të gjatë Guangija tha se për cështje të tilla në konflikte të ngjashme është biseduar dhe shumë më gjatë.
Lidhur me qëndrimin e Kinës në rast të një vote të mundshme ai tha:
"Për Kinën nëse nuk ka një marrëveshje mes dy palëve është e vështirë të mendohet se Këshilli i Sigurimit do të imponojë një zgjidhje mbi palët".
Nga ana tjetër edhe kreu i Kombeve të Bashkuara para fillimit të diskutimit të djeshëm është sjprehur i pakënaqur përmbylljen sa më shpejt të procesit, duke kërkuar mitratimin e rezolutës. Por Bna KI mOon ka tërhequr vërejtjen se shpal;lja e njëanshme e pavarësisë do t'i komplikonte probleim,.
Nga ana tjetër burimet brenda Kombeve të Bashkuara thonë se Grupi i Kontaktit do mblidhet me 25 korrik në Berlin.
Megjithatë vendet sponsorizuese të rezolutës e bën të qartë se kanë bërë cfarë është e mundur dhe ndonëse mund të shohin për ndryshime shtesë thelbi i rezolutës nuk mund të preket:
"Ne mund ta përmirësojmë tekstin, por nuk mund të ndryshojmë thelbin e tij. Kemi shkuar aq larg sa kemi mundur me ndryshimet, por nuk mund të bëjmë më shumë ndryshime në themelin e projektrezolutës", tha De la Sablierre.

XS
SM
MD
LG