Ndërlidhjet

LISBONË


Kosova do ta fitoj pavarësinë e saj nga Serbia, në "njërën ose mënyrën tjetër", përkundër vërejtjeve të Rusisë në Kombet e Bashkuara, tha sot sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice. Zonja Rice u tha reporterëve gjatë udhëtimit të saj për në Lisbonë, se presidenti George Bush e ka bërë shumë të qartë se Kosova do ta ketë pavarësinë. "Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara për këtë", tha zonja Rice. E pyetur se a janë Shtetet e Bashkuara të përgatitura që, në rrugën e pavarësisë së Kosovës, të lëvizin jashtë Këshillit të Sigurimit, ajo tha "ne jemi të përkushtuar për një Kosovë të pavarur dhe ne do të arrijmë atje në njërën ose mënyrën tjetër". Në Lisbonë zonja Rice merr pjesë në takimin katërpalësh për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG