Së paku 30 vetë janë vrarë nga dhuna e sotme në Pakistan. 25 persona u vranë nga shpërthimi i bombës në qytetin Hub, që është në jugperëndim të Pakistanit. Një sulmues vetëvrasës me makinë bombë ka vrarë së paku 5 vetë në një qendër policore në qytetin Hangu, në veriperëndim të këtij vendi. Nga cikli i fundit i dhunës në Pakistan janë vrarë më se 150 vetë, shumica e tyre ushtarë dhe policë, prej se ushtria ndërhyri në një xhami me besimtarë radikalë në Islamabad, gjatë javës së fundit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.