Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thanë, pas vendimit të vendeve sponsore të projektrezolutave për Kosovën se e kanë pritur që cështja e statusit të kalojë te Grupi i Kontaktit për shkak të bllokimit të vazhdueshëm rus në Këshillin e Sigurimit.
Zyrtarët kosovarë vlerësojnë se kjo lëvizje do të nxjerrë cështjen e statusit nga bllokada e deritashme. Kosovarët presin që takimi i javës së ardhshme i Grupit të Kontaktit dhe takimi i Ekipit të Unitetit me Sekretaren amerikane të Shtetit, Rice do të sqarojë hapat e mëtejmë rreth statusit.
XS
SM
MD
LG