Ndërlidhjet

KABUL


Zëdhënësi i Talibanëve, Qari Mohammad Yousef Ahmandi thotë se kryengritësit talibanë në Afganistanë e kanë vrarë njërin prej 23 shtetasve jugkoreanë, që janë rrëmbyer javën e kaluar. Ai tha se një person i rrëmbyer mashkull është vrarë sot pasi qeveria e Afganistanit nuk i ka dëgjuar kërkesat e kryengritësve që të gjithë të burgosurit talibanë të lirohen. Sipas tij, talibanët do të vazhdojnë vrasjen e të rrëmbyerve nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen së shpejti. Prej të rrëmbyerve jugkoreanë, 18 janë femra ndërsa pesë meshkuj. Ata ishin rrëmbyer derisa po ktheheshin në Kabul nga puna vullnetare në një spital në provincën Kandahar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG