Ndërlidhjet

VJENË


Rusia është pajtuar dje në mbledhjen e Grupit të Kontaktit që negociatat shtesë midis Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nga një treshe e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Agjensia Asoshiated Press bënë të ditur se vendet anëtare të Grupit të Kontaktit janë pajtuar që bisedimet e reja të fillojnë në formën e "diplomacisë fluturuese" ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia do të caktojnë nga një përfaqësues që do të marrë pjesë në bisedimet e ardhshme. Koha e bisedimeve dhe fillimi i tyre ende nuk është caktuar, pohon Asoshiated Press.
XS
SM
MD
LG