Një makinë transportuese e KFOR-it në Kosovë është përplasur sot në veri të Kosovës duke shkaktuar lëndimin e 8 paqeruajtësve, dy prej të cilëve janë në gjendje serioze shëndetësore, kanë thënë zyrtarët. Kjo makinë transportuse i takonte KFOR-it francez. Zëdhënësi Knut Peters tha se të gjithë të lënduarit janë në spital. Sipas tij, po zhvillohen hetime për këtë përplasje, por civilët nuk ishin të involvuar në këtë incident.