Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në mëngjes në komunën e Leposaviqit, në pjesën veriore të Kosovës, ka ndodhur një shpërthim, pas aktivizimit të një garante dore, në një minibus që po bartte 10 udhëtarë shqiptarë, ka njoftuar policia e Kosovës. Lidhur me këtë, ja se ç'thotë zëdhënësi Veton Elshani:
- Sipas njoftimeve të para nga vendi i ngjarjes, besohet se minibusi ishte duke lëvizur në një rrugë jo të asfaltuar në drejtimin Leposaviq – Cerajë, diku 2 km larg nga ruga kryesore Leposaviq – Mitrovicë, kur është dëgjuar një shpërthim prapa minibusit, tha zëdhënësi Elshani. Sipas tij, dyshohet se granata e dorës ishte vendosur ashtu që të aktivizohej në momentin kur minusi të kalonte. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme të vogla materiale në minubus. Veton Elshani tha se nuk dihet se kush e ka vënë këtë granatë.
XS
SM
MD
LG