Ndërlidhjet

WISNER: SHBA-TË KUNDËRSHTOJNË COPTIMIN E KOSOVËS


Frank Wisner, i dërguari i SHBA-ve për statusin

RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Wisner, cilat janë modalitetet e bisedimeve të reja mes Kosovës dhe Serbisë dhe pas deklaratës së kreut të Kombeve të Bashkuara, a mund të themi se periudha 120 ditëshe ka filluar?

FRANK WISNER
Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara thekson atë se pret një raport nga treshja ndërkombëtare deri më 10 dhjetor. Kjo tregon se puna vec ka filluar.
Pres që të takohem me ambasadorin Ishinger dhe kolegun rus javën e ardhshme në Londër dhe menjëherë të udhëtojmë drejt rajonit. Topi është në lojë, do të thosha.

RADIO EVROPA E LIRË
Thatë që do vizitoni rajonin javën e ardhshme. A planifikoni të organizoni dhe takime të drejtpërdrejta mes palëve?

FRANK WISNER
Në këtë moment mendoj se së pari në të tre duhet të ulemi dhe të mendojmë për javët që do vijnë. Kemi nevojë që fillimisht të takojmë palët në mënyrë që të dëgjojmë dëshirat e tyre.
Nuk dua të paragykoj dhe nuk përjashtoj asnjë mundësi. Këto janë bisedime serioze dhe ne do përpiqemi së pari të identifikojmë pikat e përbashkëta dhe ta cojmë rajonin drejt paqes dhe stabilitetit.
Asgjë nuk përjashtohet, por vetëm sa kemi filluar ndaj nuk dua të paragjykoj formatin që do ndiqet.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të themi se nuk kemi të përcaktuar një format bisedimesh dhe një agjendë gjithashtu?

FRANK WISNER
Jo nuk kemi, përvec se më duhet të them pikën kyce. Ajo ka të bëjë me garancitë e fuqishme që na kanë dhënë qeveria në Beograd dhe autoritetet në Prishtinë se do të marrin pjesë në këtë raund bisedimesh.
Ne tre përfaqësuesit dhe në mbështetje tonë Grupi i Kontaktit dhe Sekretari i Përgjithshëm i KB-së kanë bërë thirrje për një angazhim të shtuar gjatë javëve që kemi përpara.
Ka për të qenë një përpjekje serioze dhe ne do shohim të gjitha rrugët për të arritur gjënë më të rëndësishme, paqen dhe stabilitetin në rajon.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të na thoni se cilat janë cështjet për të cilat do flisni në këtë raund, kur dihet se psh pala kosovare ka theksuar se pavarësia është e panegociueshme...

FRANK WISNER
Të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina kanë mendimet e tyre dhe do t'i jepet e drejta të dyja palëve që të hedhin të gjitha qëndrimet e tyre në tryezën e bisedimeve. Unë nuk mund të them asgjë për qëndrimet e tyre derisa t'i dëgjoj ato.
Ajo që dua të nënvizojë është se sa i përket cështjeve që do diskutohen përgjegjësia në shkallë shumë të madhe i takon palëve në rajon.

RADIO EVROPA E LIRË
Keni marrë pjesë dhe në negociatat e drejtuara nga presidenti Ahtisaari. Cfarë do jetë ndryshe në këtë raund të ri dhe cfarë ju bën të besoni se bashkësia ndërkombëtare këtë rradhë do jetë më e suksesshme në gjetjen e një zgjidhje?

FRANK WISNER
Negociatat e presidentit Ahtisaari kanë qenë shumë të rëndësishme, të bëra me shumë kujdes dhe konkluzionet e tij kanë marrë një mbështetje shumë të gjerë, përfshi dhe atë të qeverisë sime. Ai ka përcaktuar rrugën përpara për mbrojtjen e pakicave, ka ngritur kushtet e konceptit të pavarësisë së mbikqyrur. Është një element shumë i rëndësishëm plani i tij.
Tani plaët do kenë një mundësi të fundit për të thënë se si duan të shkojnë përpara. Jam i sigurt se pala serbe dëshiron të adresojë problemin e statusit dhe nuk kam dyshim se dhe shqiptarët e Kosovës duan të adresojnë të njëjtin problem.
Ka dhe probleme të tjera që lidhen me marrëdhëniet e ardhshme të Serbisë dhe Kosovës dhe se si këto të dyja do gjejnë veten në rajon.
Ka shumë cështje që ato mund të ngrejnë, por dua të theksoj se unë nuk jam duke sugjeruar ndonjë agjendë. Është përgjegjësi e palëve për një gjë të tillë dhe ne na janë dhënë garancitë se palët do kontribuojnë në mënyrë serioze.

RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Ëisner, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e ka bërë të qartë se pret një raport nga ju dhe Grupi i Kontaktit. A do të thotë kjo se cështja do kthehet sërish në Këshillin e Sigurimit pas 10 dhjetorit?

FRANK WISNER
Nuk jemi ende më 10 Dhjetor dhe kjo është një pyetje hipotetike. Por sa i përket Shteteve të Bashkuara ky është raundi përfundimtar i bisedimeve që duhet të cojë në përmbylljen e cështjes. Ne duhet të jemi në gjendje që në fund të 120 ditëve të marrim një vendim për statusin përfundimtar.

RADIO EVROPA E LIRË
Por nëse nuk do ketë marrëveshje mes palëve, duke pasur parasysh qëndrimet e aktuale të tyre cfarë jeni të përgatitur të bëni. Cila do jetë faza tjetër?

FRANK WISNER
Do përpiqem t'i përgjigjem kësaj pyetje nga pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky është një forum për rishikimin përfundimtar të cështjes së Kosovës dhe më pas do merret vendimi për statusin përfundimtar.

RADIO EVROPA E LIRË
A jeni të gatshëm ta njihni pavarësinë e Kosovës pas 120 ditësh, cfarë është mbështetur dhe nga presidenti Bush edhe nëse Rusia vazhdon ta kundërshtojë një zgjidhje të tillë?

FRANK WISNER
Mendoj se në këtë moment së pari le të kalojmë këto 120 ditë. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është i qartë, sic e përmendet dhe ju deklaratën e presidentit Bush në Tiranë. Ky pozicion nuk ka për të ndryshuar dhe ne fuqishëm qëndrojmë pas tij.
Por detyra e menjëhershme para nesh është t'i mbledhim palët të paraqesin qëndrimet, idetë, sygjerimet e tyre përfundimtare dhe ta përmbyllim këtë cështje para 10 Dhjetorit.

RADIO EVROPA E LIRË
Analistë të ndryshëm janë shprehur se coptimi i Kosovës mund të vihet në tryezën e bisedimeve, cfarë ka hasur në shqetësimin dhe kundërshtimin e udhëheqësve të Kosovës. Nëse ky opcion vihet në tryezë a do kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara, kur dihet se si opcion është hedhur poshtë dhe nga Grupi i Kontaktit?

FRANK WISNER
Në një mënyrë iu përgjigjët pyetjes suaj. Grupi i Kontaktit paraqiti parimet bazë mbi të cilat do zhvilloheshin bisedimet për të ardhmen e Kosovës. Aty i thuhej jo edhe coptimit të Kosovës.
Ne asnjëherë nuk e kemi ndryshuar qëndrimin, mendojmë se është ide shumë e keqe dhe do vazhdojmë ta kundërshtojmë.

RADIO EVROPA E LIRË
A jeni optiomist për përfundimin e këtij misioni dhe a mund të na jepni ndonjë afat kohor për përcaktimin e statusit të Kosovës. Do ta shohim atë këtë vit, vitin tjetër....

FRANK WISNER
Shpresoj që na është lënë kohë deri në 10 dhjetor. Sa i përket Shteteve të Bashkuara shpresojmë të ecim përpara, pasi mjaft kohë është shpenzuar. Na duhet qartësi.

Intervistoi: Ilirjana A. BAJO

XS
SM
MD
LG