Ndërlidhjet

SCHULTE: E ARDHMJA E KOSOVËS ËSHTË NË EVROPË


Gregory Schulte, ambasador i SHBA-vë pranë KB-ve në Vjenë

RADIO EVROPA E LIRË
Ambasador Schulte, keni qenë i përfshirë në bashkërendimin e fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, si dhe në organizimet e misioneve të NATO-s dhe OKB-së në Kosovë. Pak ditë më parë, ministri i jashtëm serb deklaroi se bashkësia ndërkombëtare menjëherë pas bombardimeve konfirmoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën përmes rezolutës 1244, kështu që nuk ka kuptim që ky sovranitet t'i merret pas tetë vitesh. A mendoni se ka qenë gabim nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ky konfirmim i sovranitet atë botë përmes rezolutës 1244?

GREGORY SCHULTE
Suksesi që arriti NATO-ja në atë kohë ishte dhënja fund e pastrimit etnik dhe të krijimi i paqes dhe sigurisë në rajon. Ajo që nuk u bë në atë kohë ishte zgjidhja e statusit politik të Kosovës. Statusi politik i Kosovës u shty për t'u zgjidhur në një kohë të pacaktuar. Tani kemi ardhur në pikën që po punojmë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ashtu siç keni dëgjuar dhe nga Sekretarja amerikane e Shtetit ne mendojmë se statusi i drejtë është pavarësia e Kosovës. Të njëjtin mendim ndajnë dhe shumë vende të tjera. Ne kemi ardhur në fazën ku po merremi me zgjidhjen e statusit politik të një konflikti, përfundimi ushtarak i të cilit ka qenë disa vjet më parë.

RADIO EVROPA E LIRË
Si amabasador i Shteteve të Bashkuara në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, pra familjar me sistemin e organizatës botërore a mendoni se statusi i Kosovës do të kthehet sërish tek ky organizëm pas 120 ditëve të bisedimeve?

GREGORY SCHULTE
Ajo cfarë mund të them nga përvoja ime dhe bazuar në politikën e qeverisë amerikane është se e ardhmja e Kosovës është në Evropë.
Ne mendojmë se është e rëndësishme që statusi politik i Kosovës, që për ne duhet të jetë pavarësia, e vë Kosovën në rrugë të qartë për në Evropë. Kjo është ajo që duam të shohim edhe për pjesën tjetër të rajonit.

RADIO EVROPA E LIRË
Duke kaluar tek temat që mbuloni në detyrën tuaj, Rusia është fuqi bërthamore. Sa ndikon kjo në rolin e Moskës në politikën ndërkombëtare?

GREGORY SCHULTE
Rusia është vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, cfarë i jep asaj një rol në cështjen e Kosovës. Por edhe Bashkimi Evropian edhe Shtetet e Bashkuara kanë interes në përmbylljen e kësaj cështje dhe ne po këshillohemi më Rusinë rreth këtij problemi. Duhet të them se ka fusha në të cilat nuk kemi qëndrime të përbashkëta me Rusinë, por ka dhe të tjera që ndajmë të njëjtat pozicione. Në fakt cështjet, të cilat i mbuloj unë në Vjenë, rreth programeve bërthamore janë cështje që në të shumtën e rasteve kemi mirëkuptim me Rusinë. Por Kosova mbetet një problem ku kemi mosmarrëveshje.

RADIO EVROPA E LIRË
Le të ndryshojmë temë. Ballkani po përjeton krizë energjitike dhe i nxehti ekstrem vetëm sa e ka përkeqësuar gjendjen. Si e vlerësoni idenë e ngritjes së termocentraleve bërthamore për prodhimin e energjisë në rajon dhe a do mbështesnit këtë ide apo projektet energjitike të bëra publike nga Rusia për Ballkanin?

GREGORY SCHULTE
Shumë vende sot po shohin energjinë bërthamore si burim të furnizimit me energji elektrike për të ardhmen. Kjo ndodh për arsye të ndryshme. Ka vende që duan të kenë larmishëmri burimesh energjitike duke shmangur varshmërinë nga një prej tyre, vende që duan të parandalojnë pasojat e mundshme nga ngrohja globale në të ardhmen, vende që po kërkojnë rrugë për të rritur kapacitetet energjitike e këtu vecoj Kinën dhe Indinë, të cilat janë vende me nevoja të jashtëzakonshme energjitike. Pra ka një morri vendesh që i janë drejtuar energjisë bërthamore si zgjidhje për të ardhmen. Por ky është një vendim shumë madhor për vendet dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë i ndihmon. Ndihma qëndron në verifikimin e kushteve të sigurisë në terren dhe kornizës rregulluese. Por në fund është një vendim që do merret në mënyrë individuale nga cdo qeveri. Por duhet bërë një vështrim i kujdesshëm i të gjitha vendeve. Do të shtoja se zotërimi i energjisë bërthamore është para së gjithash dhe një përgjegjësi e madhe.

Intervistoi: Ilirjana A. BAJO
XS
SM
MD
LG