Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut thotë se sulmi me bomba në një pompë benzine në lindje të Bagdadit ka shkaktuar vrasjen e së paku 11 vetëve dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas policisë, sulmi ndodhi derisa njerëzit po pritnin për karburant. Banorët e Bagdadit shpeshherë presin në rreshta të gjatë në pompat e benzinës, ndërsa disa herë ka ndodhur që ata të sulmohen nga kryengritësit. Të mërkurën e kaluar, sulmuesit vetëvrasës me bomba, në dy pika të furnizimit me karburant, vranë së paku 70 vetë.
XS
SM
MD
LG