Qeveria e Kosovës ka reaguar në mbledhjen e saj të rregullt kundër ndaljes dhe keqtrajtimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete, Branislav Grbic nga ana e pjesëtarëve të Shërbimit Policor të Kosovës në Graçanicë. Zëdhënsja Ulpiana Lama tha se qeveria ka kërkuar nga Shtabi i policisë kosovare që të suspendojë komandantin e stacionit policor në Graçanicë. Lama nuk ka bërë të ditur motivet e ndalimit të ministrit Gërbic nga ana e pjesëtarëve te SHPK-së.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.