Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë hetime lidhur me rrethanat nën të cilat tre ushtarë britanikë u vranë nga zjarri joarmiqësor në incidentin në jug të Afganistanit. Ushtria britanike tha se mendohet se ushtarët ishin vrarë nga bomba e hedhur nga aeroplani amerikan, i cili ishte ftuar për t'i ndihmuar trupat që të enjten po luftonin kundër kryengritësve talibanë.
Hetime për rastin zhvillojnë edhe Britania dhe Forca Ndërkombëtare, e udhëhequr nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG