Ndërlidhjet

KËRSTOVIQ:”S’KA GJASË PËR KOMPROMIS, AS PËR NDARJEN”


Dragisha KËRSTOVIQ, Lista Serbe për Kosovën

RADIO EVROPA E LIRË
Pasnesër në Vjenë fillojnë bisedimet mes Prishtinës e Beogradit të ndemjëtësuara nga treshja e Grupit të Kontaktit. Çka në të vërtetë prisni nga këto bisedime?

DRAGISHA KËRSTOVIQ
Nuk pres asgjë të veçantë që të ndodh pasnesër, madje të them të drejtën unë nuk pres që të ndodhë asgjë mes këtyre delegacioneve në periudhen e ardhshme deri më 10 dhjetor; nuk besoj se do të mund të arrihet diçka në kuptimin e kompromisit, apo zgjidhje që do të ishte e pranueshme edhe për njërën edhe për palën tjetër. Pra, unë nuk besoj se do të arrihet diçka. Pasnesër ndoshta diçka mund të bëhet në drejtim të arritjes së marrevehjes për mënyrën e bisedimeve. Por, une as për këtë nuk jam plotësisht optimist. Pres që edhe nga ky takim pak a shumë të ketë zhgënjim. Do të shohim se kjo është diçka që nuk premton kurrfarë rezultati.

RADIO EVROPA E LIRË
I dërguari i Bashkimit Evropian në treshen negociuese Wolfgang Ischinger, ka thënë se çdo zgjidhje do të jetë e pranueshme, edhe ndarja, por vetëm nëse të dyja palët pajtohen mbi të. Si e komentoni ju këtë qëndrime?

DRAGISHA KËRSTOVIQ
E di çka ka thënë zoti Ischinger, ashtu sikurse e di se çka kanë thënë dy anëtarët tjerë nga kjo treshe negociuese, se do të pranohet çdo vendim që është rezultat i kompromisit mes të dy palëve. Por, nuk ka asnjë shans për kompromis dhe ky është problemi. Dhe unë nuk shoh ndonjë kompromis as për ndarjen e Kosovës. E vetmja gjë që mund të ndodhë është që palët të pajtohen për ndonjë vendim për ndarjen. Por, kur kjo çështje të fillohet të zbatohet në praktikë, atëherë do të dalin problemet, sepse ndarja nuk është e lehtë. Ndarja mund të jetë e lehtë në pjesë të ndryshme të botës - ose ka qenë - por Kosova është një territor ku komunitetet janë ashtu të vendosura, ndërsa ndarja është e pamundshme që të jetë e drejtë. Ndërsa, ndarja e cila nuk është e drejtë nuk është ndarje. Ndarja është çështje e cila përcjellet me shumë dhembje, mirëpo unë nuk shoh gatishmëri nga palët që të lëshojnë pe për asgjë.

RADIO EVROPA E LIRË
Në anën tjeter diskutimet në Prishtinë rreth shpalljes së mundshme të pavarësisë në mënyrë të njëanshme janë intensifikuar, në rast se nuk ka vendim pas periudhës 120 ditëshe. Si e shihni ju këtë dhe çfarë qëndrimi do të mbajnë serbët në një rast të tillë?

DRAGISHA KËRSTOVIQ
Ky skenar është i mundshëm. Ky është skenari më i keq i mundshëm, por unë nuk e përjashtoj. Në rast të shpalljes së njënashme të pavarësisë, nuk e di se si do të sillen serbët. Por, unë i kisha ftuar që të jenë të qetë, të mos marrin vendime të ngutshme dhe të kenë durim pasi që asnjëherë nuk dihet se si do të duket realizimi i cilitdo vendim.

RADIO EVROPA E LIRË
Tashmë kanë mbetur disa ditë para se shefi i UNMIK-ut të marrë vendimin për zgjedhjet. A do të marrin përfundimisht pjesë serbët e Kosovës në zgjedhje?

DRAGISHA KËRSTOVIQ
Unë kam shprehur qëndrimin tim në bisedat me përfaqësues të bashkësise ndërkombëtare dhe jam i bindur se serbët do të bojkotojnë zgjedhjet dhe se në zgjedhjet e ardhdshme do të dalin vetëm anëtarët dhe simpatizuesit e partive të cilat marrin pjesë në zgjedhje. Unë jam i bindur se bojkotimi do te jetë më i madh sesa në zgjedhjet e vitit 2004.

INTERVISTOI ALBANA ISUFI
XS
SM
MD
LG