Ndërlidhjet

TOPALLI: “ËSHTË FAT I MADH QË SHBA-TË JANË LIDERË NË PROCESIN E KOSOVËS”


Jozefina TOPALLI, kryetare e Parlamentit të Shqipërisë

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Topalli si e vlerësoni deri më tani fazën e diskutimeve prej 120 ditësh për përcaktimin e statusit të Kosovës?

JOZEFINA TOPALLI
Unë nuk e shoh si diçka tragjikë faktin që duhen edhe 120 ditë të tjera për të negociuar. Në fund të fundit 120 ditë nuk janë asgjë kur të mendosh se në fund të këtij procesi do të jetë pavarësia. Gjithsesi çështja e Kosovës vazhdon të mbetet e vështirë, pavarësisht se kam përsëritur faktin që pavarësia është një proces tashmë i konsumuar. Se cila do të jetë rruga e formalizimit të kësaj pavarësie - a do bëhet t menjëherë pas 120 ditësh apo do kërkojë më shumë kohë - mbetet për t’u parë. Natyrisht që menaxhimi i pavarësisë është diçka shumë e rëndësishme. Është fat imadh që SHBA-të janë liderë në këtë proces dhe për çështjen e Kosovës, si çështje evropiane, të ketë një qëndrim unik nga vendet e BE-së, për pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë duhet të kemi parasyshë faktin që edhe gjatë kësaj periudhe në analiza dhe opionionet e ndryshme vazhdon të mëshohet ideja që paketa Ahtisari është kompromisi më i mirë i mundshëm për t’i shërbyer stausit final të Kosovës, paqes dhe qëndrueshmërisë së rajonit për të ardhmen.

RADIO EVROPA E LIRË
Me fillimin e punimeve të Parlamentit a do të këtë iniciativa në mbështetje të kësaj çështjeje?

JOZEFINA TOPALLI
Absolutisht. Parlamenti shqiptar në këto17 vjetë ka qenë një mbrojtës i qëndrueshëm i çështjes së Kosovës, kur në vendet tjera nuk flitej fare për këtë çështje. Kjo është një histori me rezoluta të përsëritura, të ndryshme në çdo legjislaturë të Parlamentit në mbështëtjë të kësaj çështjeje. Por është e rëndësishmë që deputetët të punojnë dhe të lobojnë fort në vende të ndryshmë në mbështetje të paketës Ahtisaari.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju njiheni si politikane akitve midis Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Ndërkohë sipas disa opinioneve ka rezerva përsa i përket punës së diplomacisë…

JOZEFINA TOPALLI
Unë besoj së qëndrimi është unik nga të gjitha institucionet dhe partitë politike; për këtë çështje nuk ka patur ndonjëherë diferencë. Besoj që edhe vizita e presidentit Bush në fund të fundit tregoi dimensionin e punës së shtetit shqiptar përfshirë edhe punën e diplomacisë. Është për t’u theksuar artikulimi dhe qëndrimi i presidentit amerikan si një ndër arritjet më të rëndësishme të politikës globale, në mbështëtje të pavarësisë së Kosovës. Pas mbështetjes konsekuente dhe të qartë të SHBA-ve është shumë e rëndësishme që BE-ja të jetë realiste në menaxhimin e pavarësisë dhe projektit afatgjatë të Kosovës në procësin e integrimit. Mua më vjen shumë mirë që tashmë Parlamenti i Kosovës ka filluar punën për të konkretizuar paketën Ahtisaari, nëpërmjët miratimit të ligjeve të rëndësishme të kësaj pakete, të cilat nuk bëjnë gjë tjëtër veçse projektojnë një shtet të qëndrueshëm dhe afatgjatë në rajonin tonë. Kjo është një gjë shumë serioze sepse ata e shohin shtetin e ardhshëm të ri të Kosovës, të bazuar në një kornizë kushtetuese dhe ligjore, të pranueshme ne standarde edhe me projektin e perspektivës evropianë të rajonit tonë.

RADIO EVROPA E LIRË
Cilat do të jenë disa nga drejtimet kryesore të reformave që do ndërmerren tashmë në Parlament përsa i përket politikës së brendshme?

JOZEFINA TOPALLI
Vazhdon të mbetet prioritet reforma zgjedhore. Kjo është vlërësuar si një shtyllë e rëndësishme e një reforme më të gjërë institucionale dhe konstitucionale, e cila është një domodsdoshmëri e parë dhe e dëshmuar në momente të vështira që kanë kaluar disa intitucione. Këtu kam parasysh prekjen e disa kapitujve të Kushtetutës, për t’i dhënë mundësi shtetit shqiptar që kjo Kushtetutë të shërbejë si një instrument shumë i rëndësishëm, për të kapërcyer krizat dhe jo për të krijuar ngërçe. Sigurisht që kjo kërkon një bashkëpunim shumë të afërt, të sinqertë dhe me një sens të madh përgjegjësie, midis mazhorancës dhe opozitës. Është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me lobimin e fuqishëm dhe të punohet në funksion të standardeve për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Ne kemi ngritur një komsionin Ad Hoc për NATO-n, në Parlament. Ato po punojnë për një program takimesh jo vëtëm me ambasadorë, por edhe me strukturat ndërkombëtare, për të marrë një mbështëtje maksimale ndërkombëtare.
Ndërkohë Marëvëshja e Stabilizim Asociimit po ecën shumë mirë. Do të ketë përpjekje të tjera të Parlamëntit tonë, që kjo marëveshje të ratifikohet nga vendet e tjera të BE-së. Të gjithja këto lëvizje do të kenë tri elemente kryesore brenda tyre; Mbështetje për ratifikimin ë MSA-së, mbështetje për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO dhe sigurisht vazhdon të mbetet prioritet mbështetja për pavarësinë e Kosovës dhe paketës Ahtisaari, si kompromisi më i mirë i mundshëm, për të siguruar një prjekt për rajon të qetë, stabil dhe rritje ekonomike në perspektivë.

INTERVISTOI SUELA MUSTA
XS
SM
MD
LG