Ndërlidhjet

DAMASK


Autoritetet siriane kanë bërë të ditur, se mbrojtja ajrore e këtij vendi ka zbrapsur aeroplanët izraelit të cilët kishin cenuar hapsirën ajrore të Sirisë. Agjencia siriane e lajmeve SANA, njofton se aeroplanët luftarak izraelit kanë hedhur municionin pa shkaktuar viktima e as dëme materiale. Bëhet e ditur se forcat siriane kanë hapur zjarrë kundër aeroplanëve izraelit duke i detyruar ata që të braktisin hapsirën ajrore të Sirisë. Izraeli dhe Shtëpia e Bardhë, kanë refuzuar të komentojnë raportin e Sirisë për këtë ngjarje.
XS
SM
MD
LG