Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shtetet e Bashkuara thanë sot se janë duke kërkuar një zgjidhje të negociuar për statusin e Kosovës, por paralajmëruan se bisedimet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve nuk janë të pa-afatizuara dhe mund të shpien në shtetësinë e Kosovës.
Deklarata u lëshua nga ambasada amerikane në Beograd, si përgjigje ndaj akuzave të kryeministrit të Serbisë Vojisllav Koshtunica se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të njohin deklaratën e pavarësisë së Kosovës nëqoftëse negociatat nuk do të rezultojnë me kompromis deri nga fundi i vitit.
"Gjatë kësaj periudhe të angazhimit, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të pranojnë çdo rezultat për të cilin palët do të binin dakord", e transmeton AP komunikatën e ambasadës amerikane.
"Statusi i Kosovës duhet të qartësohet menjëherë" pas 10 dhjetorit. Ne fuqimisht dakordohemi me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara se status quo-ja nuk është e qëndrueshme", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG