Ndërlidhjet

VJENË


Shtetet e Bashkuara thanë se "mbeten të vendosura për të përdorur diplomacinë" për ta zgjidhur krizën bërthamore të Iranit. Sekretari për Energji, Samuel Bodman tha sot në Vjenë se ky një kohë të gjatë është pozicion i Uashingtonit.
Komentet e sekretarit Bodman pasuan deklaratën e djeshme të ministrit të Jashtëm të Francës, Bernard Kouchner, se bota duhet të përgatitet për "luftë" që të ndalë programin bërthamor të Iranit.
Sot, Teherani i paralajmëroi vendet e Perëndimit se po e zgjedhin konfrontimin në vend të marrëdhënieve të përzemërta. Ministria e Jashtme tha se fjalët e këtilla "krijojnë tensione", dhe janë në kundërshtim me historinë kulturore dhe qytetërimin e Francës.
Po sot, përfaqësuesi i Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në Vjenë, Gholam Reza Agzadeh, tha se Irani është i vendosur të vazhdojë me procesin e vet bërthamor.
XS
SM
MD
LG