Ndërlidhjet

BEOGRAD


Organet shtetërore të Serbisë, janë duke bërë çmos që të akuzuarit e Tribunalit të Hagës, të kapen, të arrestohen, e më pas të dërgohen në Hagë, ka thënë kryetari i Serbisë Boris Tadic, gjatë bisedës me kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte."Jemi të vendosur në orientimin tonë që ta kryejmë bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës. Me dënimin e kriminelëve dhe ndërtimin e rajonit stabil dhe prosperues, nw hapsirën tonë të përbashkët të integruar në Bashkimin Evropian, mund të krijojmë ardhmëri më të mirë për të gjithë", citon fjalët e Tadiçit, shërbimi i shtypit i kryetarit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG