Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtari i lartë lokal i provincës Wardak në Afganistan, Anayatullah Mangal tha se negociatorët janë në kontakt me personat që para dy ditësh kanë rrëmbyer katër punojnës të Kryqit të Kuq. Sipas tij, Kryqi i Kuq është shprehur kundër përdorimit të aksionit ushtarak për lirimin e të rrëmbyerve. Identiteti i personave që janë rrëmbyer ende nuk është qartësuar. Talibanët kanë thënë se nuk janë të involvuar në zhdukjen e punonjësve të Kryqit të Kuq, dy prej të cilëve janë afganë, një është nga Maqedonia, ndërsa tjetri nga Mjanmari.
XS
SM
MD
LG