Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Daniel Fried tha mbrëmë se afatet për negociatat për Kosovën dhe tërheqja e mundshme e Rusisë nga marrëveshja për armatim, do të diskutohen gjatë qëndrimit dyditësh të sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice dhe sekretarit të mbrojtjes, Robert Gates në Moskë, më 12 dhe 13 të këtij muaji. Lidhur me statusin e Kosovës, zoti Fried e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do ta kundërshtojnë çdo shtyrje, pas përfundimit të bisedimeve aktuale, në të cilat janë të përfshira, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia.
- Pas 10 dhjetorit, mandati negociues përfundon dhe ne do të kemi vendime, në njërën apo mënyrën tjertër. Nëse e shihni mandatin e kaluar të negociatave, nuk ka arsye për më tepër negociata dhe se, fundja, çështjet dihen, tha Daniel Fried.
Agjencitë e lajmeve raportojnë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës, Rusia e kundërshton këtë zhvillim, ndërsa disa vende të Bashkimit Evropian kanë shqetësime lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse negociatat dështojnë.