Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në treshen ndërmjetësuese për statusin, Volfgang Ischinger ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së një konference përfundimtare për Kosovën, të ngjashme me atë të Dejtonit. Sipas tij koha e mbajtjes mund të jetë nga fundi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit diku në Evropë.
Në një intervistë për mediat e Beogradit, Ischinger ka thënë se "plani i Ahtisaarit ende është në tavolinë dhe se është ndër më të mirët, në mos plani më i mirë për Kosovën".
Ischinger ka vënë në pah se me pranimin e dokumenteve të fundit të Grupit të Kontaktit, Rusia ka vendosur që t'u bashkohet atyre që dëshirojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës pa shtyrje të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG