Ndërlidhjet

NJU JORK


Në Këshillin e Sigurimit, sot, mbahet seanca për Kosovën, në të cilën raportet e tyre të rregullta do t'i paraqesin Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, dhe kryeadministratori i Kosovës, Joachim Ruecker. Në raportin për periudhën qershor – gusht të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm, Ki Moon, ka vlerësuar se kërkohet angazhim i vazhdueshëm për arritjen e zgjidhjes së pranueshme për statusin e Kosovës sipas parimeve të Grupit të Kontaktit dhe ka tërhequr vërejtjen se shtyrje e zgjidhjes së statusit, vetëm sa e vë në dyshim angayhimin e OKB-së në Kosovë, dhe rrezikonë stabilitetin në rajon. Tutje, në këtë raport përkujtohet se më 10 dhjetor, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, pret raportin e Treshes së Grupit të Kontaktit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG