Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara i tërhoqën vërejtjen Turqisë të mos e kalojë kufirin e Irakut në ndjekje të rebelëve kurdë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, tha se Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se hyrja e trupave turke në territorin e Irakut do të ishte një zgjidhje afatgjate e problemit. Reagimi i Uashingtonit vjen pas vendimit të Qeverisë së Turqisë që të kërkojë lejen e Parlamentit turk për operacione ushtarake kundër kurdëve në veri të Irakut.
XS
SM
MD
LG