Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, tha pas takimit me homologun rus Vladimir Putin se dëshiron që Evropa dhe Rusia të gjejnë një zgjidhje për statusin e Kosovës, e cila nuk do ta poshtëronte asnjërën palë.
"Është e rëndësishme që Evropa të mbetet e bashkuar kur është në pyetje Kosova, dhe të mund të llogarisim në partneritetin e mëtejmë me Rusinë, por duke patur parasysh se Kosova është kryesisht çështje e Evropës", tha Sarkozy në konferencën e përbashkët për shtyp në Kremlin. Këtë të fundit e mbështeti edhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
"Ne e kuptojmë se kjo është çështje e Evropës, dhe do të përpiqemi që ta zgjidhim këtë problem në mënyrë që askush të mos përfundojë i poshtëruar", tha Putin.
Mbrëmë Sarkozy tha se ai dhe Putin kishin ardhur deri te disa qëndrime të përbashkëta rreth Iranit dhe Kosovës. Sarkozy tha se Putin nuk ishte i "mbyllur" për kompromisin, që do të mundësonte zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke adresuar ndjeshmërinë e sërbëve ndaj kësaj çështjeje.
XS
SM
MD
LG