Ndërlidhjet

STOKHOLM


Akademia e Shkencave e Suedisë i ka ndarë Çmimin Nobel për Kimi shkencëtarit gjerman Gerhard Ertl. Juria tha se kërkimet e Ertl mbi proceset kimike në sipërfaqet e ngurta, janë "të rëndësishme për industrinë kimike dhe mund të na ndihmojnë t'i kuptojmë disa procese, si p.sh. përse ndryshket hekuri, si funksionojnë celulat e karburantit, dhe si punojnë katalizatorët e automjeteve".
Çmimi ka vlerën prej 1.5 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG