Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës me Beogradin, Ekipi i Unitetit zhvilloi sot një takim të përbashkët, pas të cilit sërish u proklamua qëndrimi i njëjtë i palës kosovare në negociata. Delegacioni i Kosovës vendosi që më 14 tetor në Bruksel të udhëtojë në nivelin më të lartë, ndërsa Beogradi do të përfaqësohet në nivel të ministrave.
Pas takimit të drejtpërdrejtë me ndërmjetësimin e treshes ndërkombëtare, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë takime të ndara me treshen ndërmjetësuese.
Takimi në Bruksel vjen pas atij të shtatorit në Nju Jork dhe është pjesë e bisedimeve për periudhën shtesë 120 ditore që duhet të përmbyllet më 10 dhjetor me raportin që Grupi i Kontaktit do t'i dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm të KB.
XS
SM
MD
LG