Ndërlidhjet

KARACI


Ish kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhuto i ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mos dorëzohen para militantëve. Thirrja e Bhutos vjen dy ditë pas sulmit ndaj autokolonës ku ajo ndodhej, nga i cili humbën jetën mbi 130 persona.
Sulmi ndodhi derisa Bhuto dhe mbështetësit e saj festonin kthimin nga mërgimi të ish kryeministres.
Bhuto nuk përjashtoi mundësinë e sulmeve të tjera në të ardhmen. Për sulmin e pak ditëve më parë ajo akuzoi mbështetësit e ish udhëheqësit ushtarak pakistanez, Mohamed Zia ul Haq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG