Ndërlidhjet

PRAGË


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates në një intervistë ekskluzive për REL tha se problemi i Kosovës është para së gjithash një problem evropian. Duke komentuar kundërshtimet në qëndrime mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë lidhur me Kosovën, Gates theksoi:
"Kosova mbi të gjitha është cështje evropiane dhe e NATO-s. Mbi të gjitha është cështje e Bashkimit Evropian dhe për të gjithë evropianët.
Nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që kërkojnë nga Rusia të marrë një qëndrim të caktuar, por janë evropianët gjithashtu."
Nga ana tjetër Gates theksoi se Serbia duhet ta kuptojë se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian, ashtu sic e kerkon dhe interesi ekonomik i Beogradit. (Më gjerësisht tek rubrika AKTUALE)
XS
SM
MD
LG