Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush përsëriti nevojën e vendosjes së mbrojtes raketore në Evropën Qëndrore. Kjo është e nevojshme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s theksoi Bush gjatë fjalës së tij në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.
Komentet e presidentit amerikan vijnë pas bisedimeve të zhvilluara sot në Ceki mes shefit të Pentagonit dhe udhëheqësve cekë rreth planeve në fjalë. Uashingtoni mund të shohë mundësinë e shtyrjes së planit për aktivizimin e mbrojtjes raketore amerikane në Poloni dhe Ceki deri sa të gjenden prova konkrete për kërcënimin që paraqet Irani, tha Robert Gates.
Mbrojtja antiraketore amerikane, që kundërshtohet nga Rusia, planifikohet të vendoset në Ceki dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG