Ndërlidhjet

BAKU


Ambasadat amerikane dhe britanike në Baku, edhe sot janë të mbyllura për publikun, një ditë pasi autoritetet e Azerbajxhanit thanë se kanë parandaluar një sulm terrorist kundër ndërtesave qeveritare dhe misioneve diplomatike në kryeqytet. Dje, zyrtarët thanë se forcat e sigurisë kishin arrestuar disa militantë të dyshuar islamikë dhe kishin vrarë njërin prej tyre në operacionin më 27 tetor. Njoftimi bëri që të mbyllen ambasadat amerikane dhe britanike në Baku.
XS
SM
MD
LG