Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Iraku i kanë premtuar më shumë ndihmë Turqisë në luftimin e kryengritësve kurdë. Pentagoni tha se është duke ndarë "shumë informata" me Turqinë,për t'i ndihmuar që t'u kundërvihet sulmeve përtej kufirit.
Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshya Zebari, i cili është kurd, premtoi më shumë pika kontrolli në kufirin verior për të ndalur furnizimet me karburant, ushqim dhe pajisje tjera të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme.
Bagdadi dhe Uashingtoni i kanë bërë thirrje Ankarasë që të përmbahet nga një operacion i gjerë ndërkufitar, nga droja se ai mund të destabilizojë gjithë rajonin.
XS
SM
MD
LG