Ndërlidhjet

MOSKË


Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi i ka hedhur poshtë kritikat nga Perëndimi për reduktimin e numrit të vëzhguesve të huaj, që do të mbikqyrin zgjedhjet parlamentare më 2 dhjetor.
Rusia tha dje se ka ftuar 70 vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, më pak se një e katërta e vëzhguesve që u dërguan në zgjedhjet e ngjashme në vitin 2003.
OSBE-ja tha se Rusia i ka vënë kufizime "të papara" misionit vëzhgues të saj. Reduktimin e numrit të vëzhguesve e ka kritikuar edhe Shtëpia e Bardhë.
Kryetari i KQZ, Vladimir Churov tha se Rusia ka ftuar "një numër të mjaftueshëm" vëzhguesish.
XS
SM
MD
LG