Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Iraku i kanë premtuar më shumë ndihmë Turqisë në luftimin e kryengritësve kurdë. Pentagoni tha se është duke ndarë "shumë informata" me Turqinë, për t'i ndihmuar që t'u kundërvihet sulmeve përtej kufirit. Ministri i Jashtëm i Irakut, Hoshya Zebari, i cili është kurd, premtoi më shumë pika kontrolli në kufirin verior, për t’i ndalur furnizimet me karburante, ushqim dhe pajisje të tjera të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e jashtëligjshme. Bagdadi dhe Uashingtoni i kanë bërë thirrje Ankarasë që të përmbahet nga një operacion i gjerë ndërkufitar, nga droja se ai mund të destabilizojë gjithë rajonin. Në anën tjetër, mediat turke njoftojnë se
Turqia ka mbyllur sot hapësirën ajrore për fluturime drejt veriut të Irakut dhe anasjelltas, informatë të cilën më vonë e përgënjeshtroi kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan.
XS
SM
MD
LG