Ndërlidhjet

VJENË


Raportuesi i BE-së për Serbinë, Jelko Kacin, ka vlerësuar se Serbia do të bëhet motor i përparimit në Ballkanin perëndimor kur ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për të përditshmen austriake "Der Standard", Kacin ka thënë se Millosheviqi ka qenë njeriu, i cili e ka përjashtuar Kosovën nga Serbia. "Kur Sllobodan Millosheviqi e suspendoi autonominë e Kosovës, në thelb ai e preu Kosovën nga Serbia. Ky ishte një vendim politik, me pasojat e të cilit tash duhet të përballet Serbia", ka thënë ai.
"Kosova, de facto, nuk është pjesë e Serbisë prej vitit 1999 dhe këtu përfundon rrëfimi", ka thënë Kacin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG