Gjykatësi federal sot e miratoi ftesën për Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice dhe dy zyrtarë të lartë të sigurisë, të ndërlidhur me rastin e dy lobistëve pro-izraelitë. Lobistët, Steven Rosen dhe Keith Weissman, ngarkohen për spiunazh për shkak se kanë pranuar informata të klasifikuara nga një ish zyrtar i Pentagonit, i cili tash ndodhet në burg. Avokatët e lobistëve thanë se grupi ka luajtur rol jozyrtar në sajimin e politikës së jashtme, dhe se këtë mund ta konfirmojnë sekretarja Rice dhe të tjerët.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.