Ndërlidhjet

STAMBOLL


Konferenca ndërkombëtare për stabilitetin në Irak, sot i përfundoi punimet me zotimet e disa vendeve dhe organizatave ndërkombëtare për të mbështetur përpjekjet e Bagdadit që t'i japë fund "terrorizmit".
Deklarata nga takimi dy ditësh në Stamboll gjithashtu premton ndihma për të penguar që territori i Irakut të shfrytëzohet si bazë për sulme kundër vendeve fqinje. Konferenca, e cila duhej të fokusohet në përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Irak, mbeti në hije të tencioneve përgjatë kufirit turko-irakian.
Turqia është kërcënuar se do të ndërmarrë vërsulje ushtarake në Irakun verior për t'i luftuar guerilët separatistë kurdë, të cilët i kanë baza atje.
Sot kryeministri Nuri al-Maliki tha se Iraku është i gatshëm t'i ndjekë udhëheqësit e kryengritësve kurdë, që janë përgjegjës për vërsuljet përtej kufirit të Turqisë.
Po sot, administrata e rajonit autonom kurd në Irakun verior i mbylli zyrat e një grupi kurd, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me rebelët e Partisë Punëtore të Kurdistanit.
XS
SM
MD
LG