Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush i ka kërkuar presidentit të Pakistanit, Pervez Musharaf, që t'i mbajë zgjedhjet dhe të heqë dorë nga posti i kreut të armatës. Bush tha se këtë e bëri të qartë në një bisedë telefonike me Musharafin, të parën pasi lideri i Pakistanit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend. "Mesazhi im ishte se ne besojmë fuqishëm në zgjedhjet. Ju duhet t’i mbani zgjedhjet së shpejti dhe duhet ta hiqni uniformën. Ju nuk mund të jeni president dhe njëkohësisht shef i armatës. Kisha një bisedë të sinqertë me të", tha Bush. Disa orë më vonë, ish-kryeministrja Benazir Bhutto tha se qindra ithtarë të saj janë arrestuar, gjatë natës, për ta parandaluar protestën kundër gjendjes së jashtëzakonshme të planifikuar për sot. Policia i ka mohuar pohimet për arrestime.
Ndërkohë, sot, televizioni shtetëror pakistanez citon presidentin Pervez Musharaf të ketë thënë se zgjedhjet nacionale do të mbahen para 15 shkurtit.
XS
SM
MD
LG