Ndërlidhjet

MOORE:"NË KREMLIN KTHEHET MENTALITETI I LUFTËS SË FTOHTË"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Disa vite më parë dukej se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ecnin drejt një bashkëpunimi në luftën e përbashkët kundër terorizmit ndërkombëtar. Por, veprimet e fundit të Rusisë janë bërë shqetësuese. Disa madje thonë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë në të vija të kundërta dhe të konfrontuara?

PATRICK MOORE
Fillimisht të shohim se cilat çështje janë problematike. Së pari duhet përmendur Iranin. Rusia është duke bllokuar në Këshillin e Sigurimit sanksione më të ashpra ndaj Teheranit për shkak të programeve bëthamore. Madje ata janë duke ndërtuar një central bërthamore në Busher të Iranit. Fakti që ndërtojn këtë central dhe bllokojn sanksionet është shumë e çuditshme, sepse Irani është një vend militant dhe potencialisht i rrezikshëm edhe për Rusinë. Një çështje tjetër është Azia Qendrore ku Rusia është duke u përpjekur të eliminoj ndikimin e Perendimit në këtë rajon. Në këtë kontekst ata kanë bërë presion te qeveria e Uzbekistanit për të dëbuar bazat amerikane. Ngjashëm veprohet edhe në disa vende tjera të Azisë Qendrore. Ajo që është evidente në Rusi është kthimi i mentalitetit të Luftës së Ftohtë në Kremlin. Kemi të bëjmë me një logjikë dhe botë të vjetër në të cilën është rritur Putini dhe në të cilën fituesi i merrë të gjithat dhe vetëm i forti mbijeton.

RADIO EVROPA E LIRË
Një analist amerikan këto ditë tha se Putini ka rimëkëmbur simbolet shtetërore të kohës së Stalinit dhe e citon ate, përkatësisht Putinin të ketë thënë se Rusia nuk ka përse të ndjej fajësi për të kaluarën e vet?

PATRICK MOORE
Një nga gjërat e para që Putini i ka bërë ishte rikthimi i hymnit të vjetër sovjetik të kohës së Stalinit. Teksti pak është ndryshuar, por është interesant të thuhet se është shkruar nga autori i hymnit të vjetër sovjetik, që është i moshuar por ende jeton. Mbase kemi të bëjmë me një shembull të vazhdimësisë. Në një fjalim nga fillimi këtij viti Putini tha se Rusia ka më pak arsye të turpërohet për historinë e vet se disa vende tjera siç janë Shtetet e Bashkuara. Kjo është një thënje absurde, sepse keni Stalinin që në duart e veta nuk ka më pak gjak se sa Hitleri dhe përajshto Mao Ce Tunin, vështirë se dikush mund t'i bëjë konkurencë. Marrë në tërësi ajo që shohim tash në Rusi është kthimi te logjika sovjetike, glorifikimi krejtësisht i pa bazë i epokës së Stalini dhe të ngjashme. Pra kemi të bëjmë me një agresivitet dhe Putini me Rusinë e tij po bëhen fenomen për t'u studiuar nga psikologët dhe politikologët.

RADIO EVROPA E LIRË
Si i shihni zhvillimet në Rusi dhe në përgjithësi raportet amerikano – ruse në muajt dhe vitet e ardhshme?

PATRICK MOORE
Të dyja vendet kanë përpara zgjedhjet presidenciale, Rusia në mars, ndërsa Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit të ardhshëm. Deri atëherë nuk do të ketë ndryshime serioze në raportet e ndërsjella. Pavarësisht se kush do të fitoj në zgjedhjet presidenciale ruse, Putini dhe njerëzit e tij do të vazhdojnë të mbajnë pushtetin.
Sa u përket kandidatëve presidencial në Shtetet e Bashkuara disa do të kenë të njejtin qëndrim ndaj Rusisë siç e kishte presidenti Bush, disa do të kenë politikë më të butë ndaj Moskës, ndërsa disa do të jenë më të ashpër se Bushi në raport me Moskën, siç është senatori MeCkein nga Arizona. Kjo është një çështje e hapur.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG