Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur zhvillimin paqësor të zgjedhjeve në Kosovë, por kanë kritikuar bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e serbëve. "Ne jemi të kënaqur me fushatën parazgjedhore dhe me vetë zgjedhjet që kanë kaluar në paqe dhe me respektin e të gjitha partive për zotimet e Kosovës rreth procesit të statusit", ka thënë Shon Mekormak. "Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje të thellë për vendimin e serbëve të Kosovës, i nxitur nga Qeveria serbe për mospjesëmarrje në zgjedhje", ka deklaruar zëdhënësi Shon Mekormak. Ai ka thënë se bojkotimi do të thotë se pakica serbe me këtë vendim do të ketë vetëm disavantazhe. "Shtetet e Bashkuara mbeten të zotuara për të siguruar të drejtat dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve", ka thënë zëdhënësi i Stejt Departamentit, Shon Mekormak.
XS
SM
MD
LG