Franca vazhdon të tronditet nga greva e transportuesve, e cila po kulmon me daljen në rrugë edhe të punëtorëve tjerë të sektorit publik. Qindra mijëra shërbyes civilë, përfshirë punëtorët e postës, mësuesit, kontrolluesit e trafikut ajror dhe stafin e spitaleve, u janë bashkuar sot këtyre të parëve, duke protestuar kështu kundër planit që parasheh reformimin e sistemit pensional. Ministria e Financave ka bërë të ditur se greva po i kushton Francës 400 milionë euro në ditë. Në anën tjetër, presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka thënë sot se duhet të ndërpritet greva e transportuesve para se ajo ta gjunjëzojë ekonominë. Sarkozy ka përsëritur qëndrimin për vazhdimin e reformave të planifikuara në sistemin pensional.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.