Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese, Aleksandar Botsan-Kharchenko, tha se raundi i fundit i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, më 26 nëntor, do jetë vendimtar për përmbajtjen e raportit, që t'i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të KB.
"Rusia niset nga ajo se 10 dhjetori e mbyll vetëm këtë mandat të Treshes, por procesi për statusin nuk përfundon", i tha Harçenko gazetës "Politika". Sipas tij, procesi i negociatave për statusin e Kosovës mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit të KB.
"E kuptoj që Kosova në masë të madhe është çështje evropiane, por nga aspekti juridik, procesi mbetet në kuadër të Këshillit të Sigurimit", tha Kharchenko. Ai tha se "nuk sheh mundësi në anashkalimin e Këshillit të Sigurimit për të vendosur se ç'do të bëhet mëtutje".
XS
SM
MD
LG