Ndërlidhjet

MOSKË


Përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese, Aleksandr Botsan-Kharchenko sot shprehu dyshime se në raundin e ardhshëm të bisedimeve për statusin e Kosovës, do të mund të arrihet zgjidhje kompromisi, dhe tha se Treshja nuk do të dalë me propozim të ri.
"Situata nuk ka ndryshuar nga bisedimet e fundit. Beogradi del me ide konstruktive, por pozicioni i shqiptarëve të Kosovës është shumë i fortë. Thënë sinqerisht, nuk shoh mundësi që në bisedimet të gjendet një zgjidhje", ka thënë Kharchenko.
Ai tha se Treshja nuk do të dalë me propozim të ri në takimin e radhës, por ka shtuar se Rusia do të përpiqet që bisedimet të vazhdojnë edhe pas 10 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG