Ndërlidhjet

MOSKË


Policia ruse sot në Shën Petersburg ka arrestuar liderët opozitarë Boris Nemtsov dhe Nikita Belykh. Më vonë zoti Nemtsov është liruar. Raportohet se policia ka rrahur disa protestues dhe ka burgosur më se 100 të tjerë. Disa nga pjesëmarrësit e protestës u rrahën dhe u arrestuan para mbajtjes së një marshi të pa autorizuar kundër presidentit Vlladimir Putin. Disa persona u arrestuan gjatë marshit protestues. Opozita e Rusisë planifikon mbajtjen e më shumë tubimeve në shumë qytete. Dje, njëri nga liderët e opozitës në Rusi, Garry Kasparov, ish kampion botëror i shahut, u arrestua dhe u dënua me 5 ditë burgim pasi kishte ndihmuar udhëheqjen e protestës në Moskë kundër presidentit Putin. Këto protesta po bëhen një javë para zgjedhjeve parlamentare në Rusi.
XS
SM
MD
LG