Ndërlidhjet

VJENË


Në Baden afër Vjenës ka perfunduar dita e dytë e takimit mes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Treshes së Grupit të Kontaktit.
Kuvendi i Kosovës do të ketë fjalën e fundit për shpalljen e pavarësisë deklaroi presidenti Fatmir Sejdiu. Ai shtoi se pavarësia e Kosovës nuk do të mbetet peng i Beogradit.
Kryeministri serb Voisllav Koshtunica kërkoi që procesi i statusit të Kosovës të përmbyllet në Këshillin e Sigurimit, aty ku dhe ka fillur. Ai e quajti shkelje të së drejtës ndërkombëtare për pasojë vepër kriminale shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Gjatë ditës pala serbe ka përsëritur ofertën për autonomi substanciale e cila u hodh poshtë nga Ekipi Negociator i Kosovës.
Takimi perfundon nesër. Pas këtij takimi Grupi i Kontaktit do ti raportojë kreut të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun me 10 dhjetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG