Ndërlidhjet

WASHINGTON


Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abaz kanë rënë dakord për fillimin e negociatave në dhjetor të këtij viti. Negociatat që synojnë krijimin e shtetit palestinez do të përfundojnë në fund te vitit 2008.
Kjo u bë e ditur nga presidenti amerikan George Bush në hapje të konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme në Anapolis të SHBA-ve.
"Ne jemi këtu për të vënë bazat e një shteti të ri; të shtetit demokratik palestinez që do jetojë për bri Izraelit në siguri dhe paqe. Ne po takohemi ti japim fund dhunës që ka qënë armiku real i aspiratave të të dy popujve" tha Bush në hapje të konferencës.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga mbi 40 shtete përfshirë edhe 14 qeveri të vendeve arabe.
XS
SM
MD
LG