Avokatët e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj thanë se nuk do të ftojnë kurrfarë dëshmitari të mbrojtjes në procesin gjyqësor lidhur me akuzat për krime të Luftës. Ky vendim i mbrojtjes së Ramush Haradinajt, Idriz Balajt e Lah Brahimajt, sugjeron se ata nuk besojnë se prokurorët ia dolën ta tregojnë kredibilitetin e akuzave. Zëdhënësja Olga Karvan tha se ajo beson se prokuroria "ka paraqitur prova të fuqishme për këtë çështje".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.