Arton Konushevci
Korrupsioni në Kosovë ka një shtrirje të gjerë dhe këtë e kanë dëshmuar të gjitha hulumtimet e bëra nga vendorët dhe ndërkombëtarët, thotë Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Anti-Korrupsion. Ai, me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ka thënë se kohëve të fundit, Agjencia Kundër Korrupsionit është duke u marrë konkretisht me disa raste të raportuara nga qytetarët. “Janë diku rreth 120 informata që ne i kemi në agjenci, për korrupsion, për veprime korruptuese. Disa prej tyre i kemi trajtuar, i kemi përcjellë në prokurori, disa i kemi hedhur si të pabaza, një pjesë jemi duke e hetuar ende. Karakteristikë është se kohëve të fundit, sidomos muajin e kaluar, informata të shumta kanë ardhur në agjenci për tentim të abuzimit të buxhetit të Kosovës. Si e dhënë është se në gjashtëmujorin e parë janë shfrytëzuar vetëm 30 për qind të buxhetit, kurse, në këtë fazë, në muajin nëntor, kemi pasur informata nga zyrtarë nëpër institucione, që tregon ngritje të vetëdijesimit të atyre zyrtarëve, se ka tentime që buxheti të keqpërdoret”, tha Preteni. Ai ka apeluar te institucionet kosovare që të marrin masa për parandalimin e çdolloj keqpërdorimi dhe abuzimi me paranë publike. Preteni u ka bërë thirrje edhe qytetarëve të Kosovës që për çfarëdo informacioni që kanë për korrupsion, të raportojnë në organet kompetente. Në raportet e fundit të organizatës ndërkombëtare ‘Transparency International’, sipas Pretenit, Kosova përmendet si një ndër vendet më të korruptuara. “Një shënim i fundit është vërtet shqetësueses. Prej 180 shteteve, ne mund të lidhemi me Shqipërinë që ishte e 108-ta. Mirëpo, është një raport i fundit, një raport global, që është realizuar në 60 shtete, jo në të gjitha shtetet e botës, e aty figuron që Kosova është në vendin e katërt. Vërtet është shqetësuese”, u shpreh Preteni. Ndryshe, edhe Mauris Devuas, nga UNDP-ja, ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të flasin kundër korrupsionit, në mënyrë që ai të luftohet. “Të gjithë duhet ta luftojnë korrupsionin, por Qeveria duhet të jetë ajo që i përkrah të gjitha agjencitë për luftimin e korrupsionit dhe t’i thuhet ‘jo’ korrupsionit. Si gjithmonë, mediet janë shumë të rëndësishme për t’i informuar qytetarët për atë se çfarë po ndodh me atë dukuri dhe t’i informojnë qytetarët për zero tolerancë ndaj njerëzve të korruptuar”, tha Devuas. Nga ana tjetër, edhe qytetarët thonë se korrupsioni është i pranishëm në Kosovë. Shqipe Pantina mendon se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit. “Fatkeqësisht, ka prani mjaft të gjerë të korrupsionit në Kosovë dhe atë në të gjitha nivelet, duke filluar prej nivelit lokal të qeverisjes deri te niveli qendror. E keqja është se korrupsioni është bërë një fenomen i gjerë dhe nuk po shihet si diçka që duhet luftuar fuqimisht. Ajo që duhet të bëhet për ta luftuar korrupsionin, është që së pari ai të pranohet si fenomen negativ, si diçka që nuk na takon neve si shoqëri. Rolin primar, besoj se e ka lidershipi politik, por nuk duhet anashkaluar as roli i shoqërisë civile dhe i medieve në përgjithësi”, thotë Pantina. Muhamet Shala mendon se mënyra më e mirë për luftën kundër korrupsionit, është funksionimi i ligjit. “Korrupsioni duhet të luftohet nga organet kompetente, por edhe nga të gjitha organet tjera. Transparenca, zbatimi i ligjit, janë faktorët relevantë që ndikojnë në luftën kundër korrupsionit”, shprehet Shala. Kurse, Ibrahim Fehmiu thotë se shumë lehtë mund të kuptohet se korrupsioni është prezent në Kosovë. Sipas tij, papunësia dhe pasuria e politikanëve tregojnë më së miri. “Kur po i balancoj disa gjëra, shtimi i popullsisë, të rinjtë pa punë, pesimizëm rreth së ardhmes së tyre, si dhe duke parë edhe gjendjen e politikanëve, po shihet se korrupsioni është tepër i lartë”, thotë Fehmiu.